Për 1 javë do të martohen, partnerja e aktorit organizon festën e beqarisë.

425

Javën e ardhshme pritet që Gaz Paja të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me Ira Seferin. Pak ditë më parë në mediat rozë u shpërnda me shpejtësi lajmi se aktori i njohur i humorit do të martohet në 1 qershor. Pavarësisht se ky lajm bëri bujë, Gazi preferoi të mos e komentojë, sepse nuk i pëlqen të flasë për jetën e tij private.

Megjithatë partnerja e tij, Ira, nuk mundet ta fshehë gëzimin, sepse ajo ka organizuar festën e saj të beqarisë. “Alpe News” ka mësuar se partnerja e aktorit të njohur në datën 24 maj ka festuar me mikeshat e saj të ngushta festën e beqarisë.

Ira kishte zgjedhur që të vishte një fund dhe bluzë të bardhë që lexonte: “Nuse e ardhshme”. Përveç fotove të siguruara nga “Alpe News” nga festa, Ira ka publikuar edhe vetë diçka në rrjete sociale.

Aktori i humorit dhe partnerja e tij kanë vite që janë bashkë, megjithatë Gazi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për marrëdhënien mes tyre. /revistawho.com