Prokuroia nis hetim ndaj ministrit Lleshaj e policisë, akuzohen për shkelje të ligjit

459

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit.

Kallëzimi është regjistruar pas një padie të bërë nga PD në lidhje gazin e hedhur në protestat e opozitës.

Padia është depozituar në 18 mars nga sekretari I Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi.

Në padinë e PD, ministri dhe policia akuzohen për shkelje të ligjit.

Sipas PD, përdorimi I gazit lotsjellës dhe hedhja e ujit në drejtim të protestuesve është shkelje e ligjit pasi është synuar pengimi I zhvillimit të protestave.