Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan.

294

Dojna Mema këtë fundjave po e kalon në Përmet së bashku me familjen e saj, siç na ka treguar me anë të postimeve. Duket se moderatorja e njohur ka shkuar në qytetin e jugut të Shqipërisë edhe për të frekuentuar zonën e Bënjës, për shkak të burimeve të famshme termale që gjenden atje.

Dojna po e frekuenton pasi vuan që 15 vjeç nga reumatizma. Të paktën kështu shkruan ajo në postimin e rradhës, teksa kërkon se në cilin nga burimet termike duhet të shkojë.

Ndërkohë burimet ujore termike të Bënjës mund të ndihmojnë personat e prekur nga reumatizma dhe sëmundje të tjera, për shkak të vlerave kurative që kanë. E veçanta e tyre është se janë jo vetëm ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.