Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet

244

Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku firmosi një urdhër që ndryshon formën dhe përmbajtjen e lejes së qarkullimit. 

Urdhri është botuar në Fletoren Zyrtare. Leja e re e qarkullimit do të jetë e barasvlefshme me certifikatën e pronësisë, në ndryshim nga tani kur janë dy kartona të ndryshëm.

Pra, edhe certifikata e pronësisë edhe leja e qarkullimit do të jenë në një karton.