Sonte nata e tretë e Festivalit të RTSH-së, ja kush janë këngëtarët finalistë.

471

Festivali i Këngës në RTSH shpall sot këngëtarin fitues, që do të na përfaqësojë në Eurovizion, në Tel Aviv vitin e ardhshëm. Pas edicionit të vitit të kaluar, ku në Festival gara dominonte me disa zëra mashkullorë, këtë vit duket se dominojnë shumë zëra femërorë.

Soni Malaj dhe Jonida Maliqi janë përfolur si dy prej emrave që pretendojnë për çmimin e madh, por nuk mbeten pas të tjera këngëtarë që janë pëlqyer, si Eranda Libohova, Bojken Lako, Alar Band, Lidia Lufi, Gjergj Leka, Dilan Reka, Elton Deda, Klint Çollaku, Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti, Eliza Hoxha, Orgesa Zaimi etj. Disa prej tyre marrin pjesë pothuaj çdo vit në garë e të tjerë rikthehen në skenën e Festivalit të fundvitit pas shumë vitesh.

Pas dy netësh garë në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, janë përzgjedhur edhe 14 këngët finaliste të natës së tretë. Juria pranoi se kjo ishte një zgjedhje e vështirë, pasi gati të gjithë konkurentët dhe këngët e tyre ishin në një nivel të lartë. Përfundimisht këngët finaliste janë:

1. Jonida Maliqi

2. Artemisa Mithi & Febi Shkurti

3. Lidia Lufi

4. Marko & Imbro

5. Orgesa Zaimi

6. Bojken Lako

7. Elton Deda

8. Eliza Hoxha

9. Gjergj Leka

10. Soni Malaj

11. Klinti Collaku

12. Alar Band

13. Dilan Reka

14. Eranda Libohova