Tuna guxon, shfaqet pa grim.

706

Kryesisht në daljet e tyre televizive, në studio apo në intervista të ndryshme, artistët shfaqen më të kuruar se kurrë, madje në më të mirën pamje të mundshme të tyre. Por, vetëm dje, me sa duket pak orë përpara se të realizohej xhirimi i puntatës së “Xing” me Ermalin, moderator zgjodhi të shijojë një drekë me të ftuarën e tij speciale pak përpara emisionit.

Tërësisht natyrale, pa pikë make up-i, mendojmë se ky është ndër të rrallat raste kur Tuna shfaqet kështu. Me siguri, që pas udhëtimit nga Kosova për në Tiranë, këngëtarja ia ka lejuar vetes këtë luks, që të shfaqet pa grim, për t’ja besuar më pas atë me siguri ndonjë profesionisti, pak përpara daljes në skenën e Xing-ut.