Ende pa nisur mirë nga puna, studiuesi i nxjerr të palarat ministres së re të Arsimit.

53

Evis Kushi është ministrja e re e Arsimit që u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama pas largimit nga kjo detyrë e Besa Shahinit e cila qendroi për dy vite në këtë post.

Kushi nuk është një personazh politik i dalluar, megjithëse njeh shumë mirë strukturat e PS në Elbasan nga ku është zgjedhur kryetare e kësaj dege qysh prej muajit Janar të këtij viti.

Duke pasur një profil të ulët politik Kushi nuk u lakua shumë në media pas marrjes së pozicionit, por së fundmi studiuesi Vladimir Kola ka publikuar një artikull ku fakton se ministrija e Arsimit ka botuar një artikull shkencor me 70% plagjiatur.

Kola shkruan se nga kontrolli i tij në internet rezulton se 70% e artikullit shkencor me titull Political transition, Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania i vitit 2010 me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies i vitit 2007 me autor Eric Chang.