Shuhet nga Covid-19 mjeku i njohur shqiptar, punonte në spital edhe pse kishte dalë në pension

324

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Mësohet se ka ndërruar jetë mjeku i njohur, Myftar Zemani, i cili vazhdonte të ushtronte profesionin në Fier, edhe pse kishte dalë në pension.

Doktor Tarja, siç e thërrisnin ndryshe, nuk ka arritur ta fitojë dot betejën me virusin e rrezikshëm. Mes mesazheve të shumta ngushëlluese është edhe ai i avokatit të njohur, Genci Gjokutaj, i cili thekson se kjo flamë e zezë na mori doktor Taren, duke mos na lejuar as t’i bëjmë nderimet siç i takon.

“Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin. Doktor Myftar Zemani kishte dalë në pension, por ende ushtronte profesionin vullnetarisht në zonën e Fierit. Doktor Tarja siç e thërrisnin ndryshe, ka ushtruar profesionin në zonën e Fierit. Ai ishte lindur në Vlorë në vitin 1942”, është një tjetër mesazh.