Besa Kokëdhima rikthehet fuqishëm, dalin imazhet nga videoklipi i ri.

458

Edhe pse angazhimet artistike në muzikë apo koncerte të ndryshme nuk kanë munguar, sërish një hit i ri prej saj kishte kohë që nuk ishte publikuar.

Besa Kokëdhima ka vendosur të rikthehet! Madje, më fuqishëm se kurrë! Gjithnjë brenda stilit dhe “lëkurës” së saj, jo vetëm në çështjen e zhanrit muzikor të këngës, por edhe në atë të imazhit, ka qenë vetë artistja që ka publikuar hitin e ri. Duket se ai është realizuar në vende të ndryshme bregdetare, ndërsa vjen në version dy gjuhësh, shqip edhe anglisht.