9 sportele nuk bëjnë punë, radha të gjata për të aplikuar pë ID e pasaporta

366

Zyra e gjendjes civile në Elbasan po përballet me një fluks të shtuar dhe rradhë të gjata për të bërë aplikimin për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Edhe pse institucioni i gjëndjes civile po punon me 9 sportele sërisht ka rradhë të gjata për të berë aplikimin.

Qytetarët të cilët presin prej oresh të pyetur shprehen se nuk kanë aplikuar më parë për shkak të kushteve ekonomike .

Po ashtu ndikim në fluks ka edhe ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit të cilët e shfrytëzojnë këtë kohë për të berë edhe aplikimet.

Aktualisht në bashkinë e Elbasanit funksionojnë paralelisht edhe dy qëndra aplikimi për kartat e identiteti ,përkatësisht në njësinë administrative Shushicë dhe Bradashesh.

Në fund të Dhjetorit  përfundon afati i përdorimit të më shumë se 1 milion kartave të identitetit.