Pija që ndalon gërhitjen në gjumë.

774

Sipas statistikave rreth 55% e popullsisë në botë gërhet. Gërhitja shkaktohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që rrit shpejtësinë e kalimit të ajrit nëpër to.

Kjo lëvizje e përshpejtuar krijon vibrime në fund të gojës dhe fytit, tingulli i të cilave është pikërisht gërhima që ne dëgjojmë.

Për të përgatitur pijen që ndalon gërhitjen ju nevojiten: 1 kokërr limon, 1 rrënjë xhinxher, 1 mollë, 1 karotë dhe 200 ml ujë. Lani fillimisht mollën dhe karotën, pastaj qërojini dhe kalojini ne frulator. Shtoni limonin, rrënjën e xhinxherit dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të bëhet e ujshme.

Në fund bashkojeni me ujin e vakët dhe pijeni dy orë para se të flini. Acidi citrik që gjendet tek limoni eleminon toksinat që mblidhen në mushkëri dhe redukton mukozat nazale. Kurse ingredientët e tjerë përmbajnë vitamina A, C dhe E, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe analgjezike që ç’helmojnë mushkëritë.