Ja kush janë qytetet më të shtrenjta në botë.

424

Metropolet e mëdha të Azisë janë ato që dominojnë listën si qytetet më të shtrenjta në botë. Renditja e mëposhtme bazohet në koston e jetesës së punonjësve emigrantë. Të dhënat për koston e jetesës, qiraja dhe vendndodhja u analizuan nga një studim i kryer nga Mercer në muajin mars të këtij viti.

Mercer u bazua në një listë produktesh dhe shërbimesh të tilla si ushqimet, alkooli, duhani, transporti, veshja, shëndeti, argëtimi,etj. Në këtë studim u analizuan 209 qytete dhe ai që rezultoi si qyteti më i lirë ishte Tunizi. Si pasojë e forcimit të dollarit, qytetet amerikane fituan pikë dhe u ngritën në renditje. Kështu, Nju Jorku u rendit 4 pozicione më lart, San Francisko, Los Anxhelos u renditën disa pozicione më lart, përkatësisht në pozicionin e 12 dhe atë të 17, ndërsa Çikago dhe Uashington janë ngritur me 14 pozicione më sipër.

Në Afrikë qyteti më i shtrenjtë është NDjamena renditet në vendin e 11. Në Amerikën Latine, kryeqyteti i Uruguajit, Montevideo, renditet në vedn të 70. Rio në Brazil zbret në pozicionin e 121. Renditja e 8 qyteteve aziatike në krye të listës është një tregues i dinamizmit ekonomik të kësaj zone.

Përveç Zyrihut që renditet në 10 shen e parë të qyteteve më të shtrenjta, qytetet e tjera europiane janë të renditura shumë poshtë në listë. Kështu, Milano renditet në vendin e 45, Parisi në vend të 47, Roma zbret në vend të 55 ,Amsterdami, Mynihu, Frankfurti , Bruxelles , Berlini , Madridi , Barcelona . Londra renditet në vend të 23, Moska në vend të 27 dhe Dublini në vend të 43.

Në krye të kësaj liste renditet Hong Kongu, që mban sërish të njejtin pozicion si një vit më parë. Më pas në vend të dytë renditet Tokio, më pas në vend të tretë Singapori, më pas Seuli.

Në vend të pestë renditet Zyrihu, njëkohësisht edhe qyteti më i shtrenjtë europian. I gjashti renditet Shangai, në vend të shtatë Turkmenistani, në vend të 8 Pekini, etj.