Aktori i njohur turk i jep fund beqarisë.

779

Bugra Gulsoy është bërë i njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Guneyt’ në serialin “Kuzey Guney”.

Prej 5 vitesh aktori është duke përjetuar një histori dashurie me Nilufer Gurbuz dhe më në fund do i japin fund beqarisë.
Mediat turke raportojnë se Bugra dhe Nilufer do të martohen këtë shtator në një ceremoni mjaft privat ku të pranishëm do të jenë vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

Arsyeja e ceremonisë së përshpejtuar është bërë shtatzënia e paparashikuar e Niluferit, të cilën deri më tani kanë preferuar ta mbajnë të fshehur.