Tragjedi në kanionet e Holtës, humb jetën një 25 vjeçare

588

Një vajzë 25 vjeçare ka humbur jetën këtë të dielë në kanionet e Holtës në Gramsh.

Trupi I 25 vjeçares u gjetë pa jetë në dalje të kanionit. Sipas informacioneve paraprake viktima është me inicialet E.S

Po ashtu mësohet se dy turistë të tjerë shqiptarë kanë humbur kontatket. Një 20 vjeç e një tjetër I moshës 50 vjeçare.

Grupi turistëve kërkoi ndihmën e policisë, fillimisht pasi ishte bllokuar në kanionet e Holtës. Shkak i bllokimit mësohet të kenë qenë prurjet e shumta të ujërave nga shiu.

Menjëherë pas bllokimit të grupit të turistëve, forca të shumte policie e nga radhët e zjarrëfikëseve kanë mbërritur në vendngjarje, nga ku kanë bërë të mundur shpëtimin e 4 fëmijëve.