Profesori i “La Casa de Papel” jep lajmin e trishtë për të gjithë.

49

Nuk do të ketë një sezon të gjashtë të serialit La Casa de Papel me sezonin e pestë që ka nisur xhirimet dhe do të jetë i fundit i një prej serialeve më të ndjekur në Netflix.

Lajmi është bërë i ditur nga aktori Alvaro Morte i cili luan në rolin e Profesorit protagonistit absolut të filmit.

Duket se po vijmë drejt fundit shkruan aktori krah fotos së maskës që është bërë simbol i këtij seriali.

Edhe drejtori ekzekutiv Alex Pina ka bërë të ditur se nuk do të ketë një sezon të gjashtë me fansat që kanë reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar që organizatorët të ndryshojnë mendje.