Përmbyset autobusi në Librazhd, plagosen 10 persona

496

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë ne Librazhd, ku kanë ngelur të plagosur 10 persona.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Murrash të Librazhdit ku autobusi i linjës Korcë-Berat është përmbysur. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.