Këngëtarja flet për herë të parë për divorcin: S’kam derdhur asnjë lot, e dini pse?

58

Cardi B hyri live dje për të falënderuar fansat e saj për të gjitha lutjet dhe dashurinë që i kanë dërguar. Megjithatë ajo u shpreh se realisht nuk i duhen pasi ndihet mirë madje tregoi se nuk ka derdhur asnjë lot.

Çdo herë që ky djalë ka bërë diçka të çmendur është nxehur ka goditur mediat, unë kam qenë gjithmonë aty duke qarë, gjithmonë e trishtuar sepse nuk më pëlqejnë këto lloj gjërash. Këtë herë nuk kam qarë. Doni ta dini pse? Arsyeja e divorcit tim nuk është për shkak të asnjërës prej atyre gjërave që kanë ndodhur më parë.

Nuk është për shkak të tradhtisë. Njerëzit thonë se ai po bëhet me fëmijë, por kjo është një gënjeshtër e madhe. Kjo është hera e dytë që njerëzit po përpiqen të vendosin fëmijët në këtë mes. Jo kjo është gënjeshtër. Thjesht u lodha duke diskutuar. U lodha duke mos u parë sy më sy. Kur ndjen sikur thjesht nuk është më e njëjta gjë para se të tradhtojë vërtet preferoj të largohem, është shprehur reperja.

Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur. Ndonjëherë njerëzit funksionojnë më mirë të ndarë. Unë kam qenë me këtë njeri për katër vjet. Unë kam një fëmijë me këtë njeri unë kam një familje me këtë njeri. Ndonjëherë thjesht lodhesh nga zënkat dhe para se të ndodhë diçka largohesh, përfundoi Cardi.

Cardi B bëri kërkesë për divorc nga Offset të martën më 15 shtator pasi 3 vitesh martesë. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Billboard Cardi i kërkon gjykatës ti japë asaj kujdestarinë ligjore dhe fizike të vajzës së tyre. Ndërsa seanca e divorcit është caktuar më 4 nëntor.