Vritet me thikë një 54-vjeçar në Shkodër

1494

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një shtetas 54-vjeçar ka humbuj jetën.
Bëhet fjalë për shtetasin Prendush Fushaj, i cili është qëlluar me thikë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura e Thive’, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur postblloqe të shumta, për arrestimin e tij.


Paraprakisht mësohet se mes autorit të krimit dhe viktimës, ka pasur konflikte të mëhershme, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.