Ardit Gjebrea humb personin e dashur: Nuk e di a do të mësohem pa ty

549

Është ndarë nga jeta nëna e moderatorit Ardit Gjebrea. Lajmin e e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ku shpreh dhe dhimbjen e tij për këtë humbje.

“Me trishtim njoftoj se mbrëmë mamaja ime ndërroi jetë. E përcjellim sot në ora 5pm në varrezat e Sharrës. Ndërsa vizitat i presim në Mak Albania Hotel (ish Sheraton) të dielën, të hënën dhe të martën 10.00 – 1pm dhe 5pm – 8pm. Arditi”, -shkruan ai.

“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”, shprehet me dhimbje në një tjetër postim, ndërsa ka postuar një foto krah nënës së tij të ndjerë.