Vodhi 2kg flori në një argjendari në Durrës, arrestohet 22 vjeçari

511

Një 22 vjeçar nga Tirana me inicialet R.H, 22 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për vjedhjen e 2kg flori në një argjendari atje, me vlerë 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Ndërkohë po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Finalizohet me sukses operacioni i koduar
“Argjendaria ” .

Operacioni me metoda speciale të hetimit.

Vihet në pranga autori nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në bulevard më datë 18.04.2018.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar” Argjendaria”, operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

• R. H, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit R.H., i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.