Ministrja Kushi konfirmon datën e rifillimit të shkollave

94

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, zyrtarizon datën 11 janar si ditën kur do të rinisin shkollat.

“Sot zhvilluam analizën e 3-mujorit të parë të këtij viti shkollor së bashku me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore Vendore, ku diskutuam rreth vështirësive dhe problematikave kryesore të hasura deri më tani me qëllim marrjen e masave për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor më 11 janar”, shkruan Kushi në rrjete sociale.

Ndër të tjera, ministrja Kushi shprehet se gjatë takimit ka nënzivuar rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të zbatimit të protokolleve shëndetësore.