Tallje e qeverisë, po u jep pensonistëve dy misra të pjekur në javë

477

Pas vendimit të qeverisë se është ndarë një fond i veçantë në buxhet për shpërblimet e funidvitit në mënyrë të veçantë për pensionistët ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale edhe deputetja e PD Orjola Pampuri e cila e kosnderon këtë një talljë të qeverisë me pensionistët.

Sipas saj nga ky fond të moshuarit përfotjnë vetem nga dy misra në javë pas të moshuarit marrin “pensione qesharake, e në pesë vite kurba e rritjes së tyre nuk lëvizi fare”.
Turpi i kësaj qeverie vazhdon…, shkruan deputeteja demokrate
Ja postimi i saj i plotë në facebook:
Kjo qeveri prej 5 vitesh tall cdo kategori qe eshte jashte “thesit” te grupit mafioz ” Te bastism cdo qindarke ne kete vend”.
28 milione dollare shperblim per pensionistet, per festat e fundvitit.

Kjo ishte deklarata e qeverise, pas se ciles ne kuader te halucinacineve per punen dhe arritjet e qeverise, edhe kete here mendojne per kenaqesine qe kane ndjere pensionistet nga ky vendim. Pra cdo pensionist do te marre 5000 leke te rinj shperblim per festat e fundvitit ose e ndare ne muaj rreth 410 leke te rinj me shume ne muaj apo e llogaritur si shume ditore rreth 13.6 leke te rinj ne dite, pra 2 misra ne jave alokon kjo qeveri shperblim per pensionistet, apo nje gjel ne vit.

Eshte e pamundur te mendosh se si qeveria, e vendit tend ku ti ke punuar nje jete, ke kontribuar nje jete perfshire ketu edhe taksat, te te shperbleje ne formen me te shemtuar te mundur.
Pensionistet, jane nje nga kategorite me te lena pas dore.

Pensione qesharake, e ne pese vite kurba e rritjes se tyre nuk levizi fare. Ne kurriz te tyre e te buxhetit te shtetit po ushqeni klientet e check-up-it, dhe veten tuaj njekohesishtduke i perdorur si kavie e duke mos i ofruar asgje. Ne listen e barnave te cilat ato i marrin te rimbursuara nuk permbushen te gjitha nevojat e tyre, madje ne cilesi aspak.

Nje tallje e shemtuar me pensionistet, te cilet punuan nje jete e sot serish diskutojne me se te ushqehen e si do te mund te sigurojne medikamentet. Sikur te mos u mjaftonte nje jete e mundimshme, u duhet edhe pleqerine t’ua beni malore. Turpi i kesaj qeverie vazhdon…