Policia Rrugore heq 45 patenta dhe arreston 26 persona

922

Rritja e parametrave të sigurisë dhe goditja e paligjshmërisë ka bërë që grupe të Task Forcës nga Tirana të zbarkojnë në Korçë ku sëbashku me sektorine policisë rrugore kanë vendosur 2814 masa administrative për shkelësit e Kodit Rrugor.

Burime zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë bëjnë të ditur se si pasoje e shkeljeve të konstatuara 26 shtetas janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

 

Rrugorët kanë tërhequr 45 leje drejtimi për drejtuesit e mjeteve të cilët janë kapur me shkelje të rënda ndërsa kanë kryer kontrolle me patrulla të lëvizshme në të gjitha akset nacionale ku edhe qarkullimi është më i madh, por edhe në qytetin e Korçës ku lëvizjet e mjeteve kanë qenë të shtuara për shkak të fluksit të emigrantëve por edhe të vizitorëve e turistëve.

Aksioni vijon edhe në muajin Maj, teksa Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë vendore të Policisë në Korçë, bën me dije se ky plan masash është marrë për të rritur më shumë parametrat e sigurisë dhe mbi të gjitha për goditjen e informalitetit në qarkullimin rrugor.