Po shkonte në punë, kush është infermieri që humbi jetën mëngjesin e sotëm.

93

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier ku mësohet se ka humbur jetën 30 vjeçari Klement Basha.

Mësohet se viktima punonte si infermier në spitali e Fierit. Si çdo mëngjes, ai ishte nisur për punë edhe mëngjesin e kësaj të mërkure, me mjetin e tij tip Benz ku është përplasur me një kamion.

Për shkak të dëmtimit shumë të madh të mjetit tip Benz është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e 30 vjeçarit nga makina, ndërkohë që Policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime dhe drejtuesin e mjetit maune.