Zjarrfikëset në Tiranë shpëtojnë dhe macet, në rrethe rrezikohen njerëzit!

417

Zjarret po djegin vendin. Në Shëngjin, për fajin e zjarrvënëse, u dogj kurora me pisha e cila rrethonte qytetin. Por edhe për fajin e zjarrfikësve që vonuan në shuarje se nuk kishin mjete.

Duhen dekada për ta zëvëndësuar pishat që rrethonin qytetin, ndërsa në Gjirokastër po sakatohen pyjet nga zjarri, në krejt Ersekën zjarri po bën qejf me pushtetin e zonës.

Në disa zona zjarret po bëjnë ligjin kundrejt forcës së munguar të shtetit.
Kur organizohet pushteti vendor ka rezultat, por në shumicën e rrethëve nuk kanë zjarrfikse në gjëndje pune ose pak personel.

Në Tiranë ka tjetër ritëm. Edhe pse është kryeqytet, por edhe falë punës së kryebashkiakut që po sjellë zjarrfikse me anë të binjakëzimëve me qytete italiane, situata duket më stabël. Duket paksa ironike kjo që do tregojmë, por realiteti kështu është; në Tiranë shpëtohen edhe mace majë selvisë nga dhjetra zjarrfikës, kurse në rrethe nuk kanë as njerëz e as mjete.

Ja se çka ndodhur këtë të dielë në Tiranë sipas disa mediave serioze në vend.

Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i duhet të ndihmojë edhe kafshët në vështirësi, shkruan Top Channel.

I tillë është ky që pasqyrohet në këto foto, ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj.

E zonja e maces kishte njoftuar zjarrëfikset që të ndërhynin për të shpëtuar macen e saj, e cila siç bën të ditur ajo, kishte disa orë që qëndronte në majë të një selvie prej nga nuk zbriste dot më. Me të marrë këtë njoftim punonjësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe pa humbur kohë kanë nisur punën.

Dhe pas disa minutash kanë mundur ta shpëtojnë macen dhe t’ia kthejnë të zonjës së alarmuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto nga ky moment: “Po si hipe aq lart, o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”.

Pra në Tiranë shpëtojmë edhe macet, ndërsa në rrethe as pyjet, as njerëzit! Më mirë mace në Tiranë se sa banor në rrethe, shkruan një humorist sot pas lajmit zyrtar të Erion Veliajt se kishte shpëtuar macen.