Humb jetën këmbësori i tretë për sot, makina përplas një person në (aksi i vdekjes) Shkodër – Koplik

556

Aksi i vdekjes mund të quhet rruga Shkodër – Koplik ku aksidentet fatkeqsisht janë bërë të zakonshme kryesishy në segmentin që kalon nga Dobraçi deri në Shtoj.

Mungesa totale e ndeiqimit sidhe fakti që rruga automobilistike kalon në një zonë të banuar dhe me disa biznese nga dyja anët e rrugës bën që aksidentet të jenë shumë të shpeshta.

Ja njoftimi i Policisë Shkodres

Shkodër

Informacion Paraprak

Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç,

ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.