Moderatoren shqiptare e ngatërrojnë me Presidentin Ilir Meta, fotoja që bëri lëmsh internetin.

367

E para ishte Rozana Radi, ajo që postoi fotografinë e një bebi në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku njëherësh ngriti edhe pyetjen se kush ishte politikani në foto? Komentet ishin të shumta, dhe thuajse të gjithë i kanë shkruar se fëmija në fjalë ishte Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Por, ka mjaftuar kaq që Instagrami dhe të gjithë ndjekësit virtual të bëhen lëmsh dhe të ngatërrohen për faktin e ngjashmërisë së madhe që fëmija ka me Presidentin, sepse në fakt nuk bëhet fjalë për Ilir Metën, por për moderatoren e njohur dhe mikeshën e vetë Rozana Radit, pikërisht për Fiori Dardhën.

E çuditshme në fakt që pjesa dërrmuese e njerëzve përmendën emrin e Ilir Metës për të identifikuar fëmijën në foto, ndërsa vetë Rozana në foto shkruan: “Dhe ta mendosh që këtë bebin e vogël e ngatërruat të gjithë me z.Ilir Meta (shumica). Është Fiori Dardha. Lutemi të gjithë që të mos bëhet presidente një ditë se do na ndryshojë ‘kushtetutën’. Fiori Dardha bebe i ngjan z.Ilir Meta, ndërsa tani ke pak nga ‘Nard Ndoka”, shkruan ajo!

Sigurisht e gjitha duket se ka ardhur në kuadrin e shakasë që Rozana ka menduar për shoqen e saj, Fiorin dhe gjithçka është mirëpritur pa mëdyshje!