Sekretet që duhet të dini për dashurinë e jetës

Marrëdhënia në çift që të funksionojë dhe të jetë e gjatë duhet patjetër që të mbështetet në shumë faktorë të ndryshëm.

Disa nga faktorët që na ndalojnë nga ndarja e emocioneve janë, përditshmëria, mungesa e frymëzimit, ngathtësia dhe ndjenja e turpit, si dhe vlerësimi jonë për personin i cili ka më së shumti rëndësi për ne.

Megjithatë, në një marrëdhënie kuptimplotë disa gjëra thjesht “jetohen” edhe nëse nuk thuhen.

Më poshtë ju sjellim disa nga gjërat e mrekullueshme, që dashuria e jetës suaj do të donte që ju t’i dinit.

Ju jeni gjithmonë në zemrën e tyre

Ai ose Ajo dëshiron të jetë i pari

Ju jeni numri “1” për ta

Ju i bëni që ata të jenë komplet

Ti e bën atë një person më të mirë

Ai/Ajo ka nevojë për vlerësimin tuaj

Ai/Ajo beson në ju

Ju shndrritni jetën e tij/saj.

Grabitësit hyjnë në shtëpi dhe dhunojnë pronarin në Shkodër

Tre persona të maskuar dhe të armatosur shkuan për të grabitur një banesë në qytetin verior.

Paraprakisht, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, ku grabitësit kanë hyrë në banesën e Agron Veselit 62 vjeç.

Sipas policisë grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçarin, ku për pasojë ky i fundit ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ato I kanë kërkuar pronarit të shtëpisë paratë, në të kundërt do a vrisnin. Por ky i fundit mësohet të jetë përgjigjur se “po të doni më vrisni se para nuk kam.”

Falë ndërhyrjes së shpejtë të bluve të këtij qyteti është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar, i identifikuar si Pëllumb Kolbuçaj, si dhe I bashkëpuntorëve të tjerë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjykata e Gjirokastrës lë në burg ‘të fortin’ e Shkodrës, Lulzim Kulla

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër lë në burg Lulzim Kullën, i njohur si i ‘forti’ i Shkodrës.

Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi që të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ai rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. 43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi Kulla ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës.

Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

Gjithashtu emri i tij është i njohur për shkak të së kaluarës së tij, pasi e shkuara e tij lidhet me disa ngjarje kriminale, por që në fund nuk është dënuar. 43-vjeçari ka pasur dalje të rralla, ndërsa tentoi të kalonte kufirin me identitet të rremë pa qenë në dijeni se prej 4 vitesh identiteti i vjedhur ishte pjesë e sistemit TIMS.

Meta kthen ligjin për Teatrin Kombëtar

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e kthyer atë sërish në Kuvend.

Kreu i shtetit teksa analizon vendimin në fjalë, bën me dije se ky ligj shkel parimin e barazisë si dhe bie ndesh me primet e Konventës Europiane të Trashëgimisë Kulturore.

Gjithashtu në renditjen e argumenteve të tij në këtë mosdekretim, thuhet se ky ligj bie ndesh edhe me parimet e Kushtetutës së Shqipërisë.

Gjithashtu presidenti Meta nënvizon edhe faktin se Gjykata Kushtetuese në vendon tonë nuk është funksionale që të verifikojë konstatimet, ndërsa fton Kuvendin që të rishqyrtojë sërish këtë ligj.

Shëngjin, ulet numri i pushuesve, operatorët turistikë: Populli s’ka lekë

Moti i keq dhe kriza ekonomike ka ndikuar në uljen e numrit të pushuesve në plazhin e Shëngjinit. Ndikim negativ ka pasur edhe për bizneset pavarësisht rritjes së shërbimeve. Sipas operatorëve turistik këtë vit numri i pushuesve është ulur me 30%.

Plazhi i Shëngjinit, një nga zonat turistike më të frekuentuara nga turistët ndër vite, këtë sezon ka konstatuar një numër më të ulët pushuesish. Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, një gjë e tillë ka ndikuar negativisht për bizneset, ndërsa janë shtuar shërbimet dhe çmimet nuk janë rritur.

Operatorët turistik shprehen se moti i paqëndrueshem si dhe kriza ekonomike ka ndikuar në këtë drejtim.
Sivjet ka qenë puna shumë dobët. Se njerëzit s’kanë lekë. Plazhi i Shëngjinit ka një rënie me 20%. Ndoshta ka ndikuar moti në rajon. S’ishim përgatitur për këtë. Ishim përgatitur të kishim më shumë klientë.

Turizmi duket se po penalizohet edhe nga dy faktorë të tjerë, mungesa e punonjësve profesionistë dhe ofertat e munguara të guidave turistike.
Numër kaq i ulët pushuesish nuk është konstatuar prej 10 vitesh në zonën turistike të Shëngjinit, ndërsa pavarësisht interesimit, Bashkia e Lezhës nuk e ka komentuar këtë situatë.
f.g./b.ha.

Moti në dy javët e para të gushtit

Ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kanë bërë një parashikim duke marrë shkas nga situata e krijuar në Evropë ditët e fundit nga zjarret në pyje.

Siç dihet, në disa rajone të Evropës si në Britaninë e Madhe, Suedi zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues, duke u bërë alarmante dhe kërcënuese për jetën, duke arritur kulmin në Greqi.

Ekspertët e Gjeoshkencave thonë se në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse kjo verë është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive. Era gjithashtu në shumicën e kohës ka fryrë e lehtë deri mesatare.

Në vijim situata pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të gushtit. Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.

Ekspertët kanë publikuar edhe pamjet mbi anomalitë e reshjeve që priten deri më 19 gusht duke iu referuar ECMËF. Aty shihet qartë që deri në këtë datë vlerat e reshjeve që pritet të bien, janë më të larta se normalja.

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë veprimari i shquar Adem Demaçi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti, që po kryesonte seancën në të cilën po diskutohej për dialogun me Serbinë.

Pasi ka ftuar deputetët për një minutë heshtje, seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër.

Pak orë para koncertit të Daddy Yankee në Tiranë.

Kanë mbetur pak orë nga koncerti madhështor i këngëtarit nga Porto Rico, Daddy Yankee, në sheshin “Skënderbej”, nëTiranë.
Organizatorët po vijojnë punën për përgatitjen e skenës si dhe ambjenteve në shesh.
Koncerti do të fillojë me Encën dhe Ledri Vulën, para se Daddy Yankee të nisë performancën e tij madhështore, që do të zgjasë rreth 90 minuta.
Biletat për koncertin e mbështetur nga Top Channel, shiten në sheshin “Skënderbej”. Biletat janë të ndara në disa kategori, ato nisin nga 19.5 euro, ndërsa për ata që duan më shumë komoditete si tavolina, ndenjëse dhe një pamje më të mirë të skenës, koncerti rezervon zonat Vip Gold, Platin dhe Diamant.

A e dini se sheqeri nuk është armiku i vetëm i dhëmbëve?

Nuk është vetëmlufta ndaj sheqerit ajo që do ju ndihmojë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm. Të gjithë jemi të vetëdishëm se sheqeri shkakton prishjen e dhëmbëve, prandaj shumë njerëz zgjedhin alternativa tjera, siç janë pijet dhe ushqimet pa sheqer.

Sipas një studimi më të fundit dentistët paralajmërojnë se kjo nuk është zgjidhja e duhur, në parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Kokteji i materialeve kimike dhe acideve që përmbajnë pijet pa sheqer, e kanë efektin e njëjtë si sheqeri, në prishjen e dhëmbëve.

Në studimin e bërë me 23 pije pa sheqer, është gjetur se përmbajnë përzierje acidesh, që janë shumë të dëmshme për dhëmbin. Është gjetur se shtesat acidike dhe niveli i ulët e pH-së, shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme në anamelin e dhëmbit.

Njëjtë sikur pije që përmbajnë sheqer edhe pijet pa sheqer, i shkaktojnë dëme të konsiderueshme shtresës së jashtme të dhëmbit.

Shpërthen në flakë një makinë pranë portit të Durrësit

Një automjet është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit. Mjeti tip Ford Fokus ka qenë i parkuar pranë rreth-rrotullimit në kahun e hyrjes për në portin detar.

Ndërsa pak kohë pas parkimit nga drejtuesi i tij, mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Mjeti ka qenë me targa italiane dhe paraprakisht mësohet se është në pronësi të një emigranti shqiptar.