Shëngjin, ulet numri i pushuesve, operatorët turistikë: Populli s’ka lekë

621

Moti i keq dhe kriza ekonomike ka ndikuar në uljen e numrit të pushuesve në plazhin e Shëngjinit. Ndikim negativ ka pasur edhe për bizneset pavarësisht rritjes së shërbimeve. Sipas operatorëve turistik këtë vit numri i pushuesve është ulur me 30%.

Plazhi i Shëngjinit, një nga zonat turistike më të frekuentuara nga turistët ndër vite, këtë sezon ka konstatuar një numër më të ulët pushuesish. Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, një gjë e tillë ka ndikuar negativisht për bizneset, ndërsa janë shtuar shërbimet dhe çmimet nuk janë rritur.

Operatorët turistik shprehen se moti i paqëndrueshem si dhe kriza ekonomike ka ndikuar në këtë drejtim.
Sivjet ka qenë puna shumë dobët. Se njerëzit s’kanë lekë. Plazhi i Shëngjinit ka një rënie me 20%. Ndoshta ka ndikuar moti në rajon. S’ishim përgatitur për këtë. Ishim përgatitur të kishim më shumë klientë.

Turizmi duket se po penalizohet edhe nga dy faktorë të tjerë, mungesa e punonjësve profesionistë dhe ofertat e munguara të guidave turistike.
Numër kaq i ulët pushuesish nuk është konstatuar prej 10 vitesh në zonën turistike të Shëngjinit, ndërsa pavarësisht interesimit, Bashkia e Lezhës nuk e ka komentuar këtë situatë.
f.g./b.ha.