Kënga e re e Mimoza Shkodrës, një dedikim për Seldin?

523

Pas ndarjes së bujshme nga Seldi, Mimoza Shkodra i është rikthyer muzikës. Këngëtarja ka publikuar projektin që mban titullin “Mu ma le fajin”. Edhe këtë herë Mimoza ka zgjedhur t’i qëndrojë besnike stilit të saj të baladave. Kënga flet për një histori dashurie, e cila ka përfunduar për shkak të gabimeve të çiftit, por pavarësisht kësaj ata janë dashur.
Menjëherë pas publikimit, kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët shkruajnë se ky është një dedikim i hapur për Seldin. Ata shprehen se teksti i këngës bazohet në historinë e dashurisë së dy ish-partnerëve, të cilët u ndanë rreth një vit pasi bënë zyrtare lidhjen e tyre.