Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

168

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e fundit që të ulë çmimin e benzinës dhe naftës.

Sipas vendimit, 169 lekë për litër, 3 lekë më pak nga vendimi i fundit.

Ndërkohë, benzina do të shitet me 172 lekë për litër nga 175 që ishte.

Ndërsa gazi do të tregtohet me 62 lekë/litri nga 66 që ishte nga përditësimi i fundit i Bordit të Transparencës.

Njoftimi i Bordit:

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 62 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.