Arrestohen katër policët që shitën 3 italianë tek karteli për 43 euro

404

Autoritetet meksikane kanë nisur procedimin penal kundër 4 policëve që akuzohen se kanë gisht në zhdukjen e 3 turistëve italianë në vendin e tyre.
Burrat nga Napoli janë parë për herë të fundit në datën 31 janar, në Tekalitlan, në shtetin e Haliskos. Guvernatori i këtij shteti tha se oficerët kanë pranuar që i kanë dorëzuar italianët te një bandë kriminale lokale.
Djali i njërit prej burrave të humbur tha në një radio italiane se të tre janë shitur te kjo bandë për 43 euro, por autoritetet meksikane nuk e konfirmojnë këtë informacion.
Nuk është e qartë pse Raffaele Russo (60 vjeç), djali i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij 29-vjeçar Vincenzo Cimmino, kishin shkuar në Tekalitlan, një zonë që kontrollohet nga karteli Brezi i Ri i Haliskos, një nga bandat kriminale më të mëdha të Meksikës.