Romeo Veshaj: Kam dashuruar vetëm një herë. E ka fjalën për Jonidën?!

416

Është vënë në qendrën e vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e shumëpërfolur me Jonida Maliqin, dhe duket se gjërat qenkan mjaft serioze për Romeo Veshajn. Në intervistën e dhënë për Living.al së bashku me vëllain binjak, Donaldin dhe Bora Zemanin, Romeo u përpoq fillimisht ti anashkalonte pyetjet ngacmuese mbi dashurinë.

Më lini rehat, jeta ime më përket vetëm mua, ishte komenti fillestar i tij. Por përballë këmbënguljes së intervistueses, në fund u dorëzua. Pyetjes se sa herë ka rënë në dashuri, iu përgjigj Vetëm një herë. Dhe gazetarja vazhdon.

Ka ndodhur kjo me vajzën e parë apo të fundit? Fillimisht ai bën shaka duke thënë se mund të ketë qenë dhe e mesit, dhe qesh, ndërsa më pas pohon Me të fundit. Dhe lidhja aktuale për të cilën diskutohet kaq shumë, është pikërisht ajo me këngëtaren e njohur.