Pro koalicionit të ri, Merkel me mandat të katërt

479

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përgatitet që të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi socialdemokratët opozitarë votuan në favor të një koalicioni tjetër të madh.
Votimi nga 460 000 anëtarët socialdemokratë i jep fund 5 muajve ngërçi politik, që nga zgjedhjet e shtatorit të vitit të shkuar.
Socialdemokratët kanë qenë të përçarë: udhëheqja e partisë mbështeste bashkimin në koalicion, ndërsa rinia radikale e partisë nuk e donte këtë koalicion.
Angela Merkel qëndron në pushtet prej 12 vitesh tashmë.