Digjet ‘bisha luksoze’ e biznesmenit, pronarit të një restoranti, hoteli dhe karburanti(EMRI)

45

Një automjet i llojit BMW X6 në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se mjeti luksoz në pronësi të Alfred Cenkollarit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në lagjen nr.3 të Pogradecit ku dhe ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Cenkollari është pronar i disa bizneseve të mëdha në Pogradec, si karburanti EAST – OILhotele, restorante dhe një agjensi turistike. Ende nuk ka detaje nëse djegia e makinës mund të jetë bërë për shkak të konkurencës apo të ndonjë konflikti në të cilin është përfshirë Cenkollari.

Njoftimi i policisë Pogradec: Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip BMW X6 në pronësi të një firme private. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.