Kulla shekullore mirditore, më madha në trojet shqiptare nuk shpallet monument kulture

265

Kjo Kullë tre katëshe në Malësinë Mirditë-Lezhë, e cila daton në 1910-ën,edhe pse mbart shume vlera historike dhe arkitekturore si dhe është me e madhja në trojet shqiptare nuk është përfshirë në objektet me status monument kulture, duke u persekutuar edhe 30 vite pas rënies së regjimit, siç u persekutuan të zotët e saj nën diktaturë.
Kulla I përket njërës nga familjet e nderuara të Mirditës, asaj Përjaku dhe u ndërtua nga ushtaraku Preng Jaku, një ndër ushtarakët më të spikatur të periudhës së mbretërisë dhe një personalitet që ka mbrojtur çështjen kombëtare.
Pamjet që sjell Syri Tv tregojnë madhështinë e këtij objekti me vlera të rralla dhe simbol I qëndresës së popullit shqiptar ndër shekuj.

Preng Perjaku, Pasardhësi i Ndue Përjakut një ndër pinjollët më të shquar të kësaj familje tregon vitet e trishta që kaluan paraardhësit e tij si dhe për vlerat historike dhe arkitekturore, që kjo kullë mbart mbi supe.

E ndërtuar mbi një kodër strategjike nga ku shikohet Shkodra dhe Lezha, ky objekt të kujton fortifikatat mesjetare, teksa në këtë kompleks janë ndërthur në një tre kulla, teksa nuk mungojnë elementët e trashëgimisë arkitekturore dhe historike.

Kjo Kullë shekullore duhej të mbante statusin “Monument Kulture”, për, vlerat historike dhe arkitektonike, por Preng Perjaku shprehet se askush nga Ministria e Kulturës nuk është interesuar për tu kujdesur apo për ta shpallë atë monument Kulturë.


Kulla për shumë vite në kohën e regjimit ka qenë e sekuestruar nga shtetit, ndërkohë familja mirditore është kujdesur ta rikthejë në identitet, ku gjatë rikonstruksionit janë ruajtur të gjithë elementët e saj.

Kjo kullë shekullore e cila qëndron sot në këmbë falë përkujdesit të familjarëve, simbolizon qëndresën e palëkundur ndër shekuj dhe shtyllën kurrizore të identitetit tonë Kombëtar.
Fshati Pruell ka një pamje piktoreske dhe do mund të ishte një aset në fushën e agroturizimit, por mungesa e infrastrukturës ka bërë që ky fshat të izolohet.