Përplasje me Ardi Veliun? Ministri Lleshaj flet për raportin e tij me kryepolicin.

219

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur lidhur me marrëdhëniet e tij me kryepolicin Ardi Veliun.

I ftuar në Euronews Lleshaj i mohoi lajmet se marrëdhëniet mes tij dhe Veliut janë të tensionuara duke u shprehur se përsa kohë e mban në detyrë nuk ka asnjë të vërtetë në lajme.

Marrëdhënia mes nesh është krejt normale pune. Kam vlerësim pozitiv për aq kohë sa e pranoj si të tillë. Nuk kam menduar ta zëvëndësoj ai ka treguar se di të bëj më së miri punën e tij. Shqipëria është vend i çuditshëm duhet të përgjigjesh për gjëra që nuk ekzistojnë, tha Lleshaj në fjalën e tij.