Fadil Kasëmi, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes, gjyqtares Fildes Hafizi i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, të dërgojë për interpretim në Kushtetuese, dispozitën ligjore që i heq atij të drejtën për gjykim të shkurtuar. Lëvizje kjo e 52-vjeçarit për ti shpëtuar një dënimi maksimal.
Përmes avokatit mbrojtës, Kasemi ka pretenduar se akuzohet për tre vepra penale dhe se për dy prej tyre, ai ka të drejtë të gjykohet me kohë të shkurtuar. Por, kërkesa është refuzuar nga gjykata.
Fadil Kasemi akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe nëse deklarohet fajtor, ai rrezikon dënim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm.