Miratohet projektligji për trashëgiminë kulturore dhe muzetë

433

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të Edukimit dhe Medias kanë miratuar me shumicë të cilësuar projektligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.
Ky projektligj i hartuar nga Ministria e Kulturës ka nisur fazën e diskutimit në parim. E pranishme në seancë dëgjimore ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të PS dhe PD.
Në javët në vijim do të diskutohet projektligji nen për nen. Ky projektligj ka 6 pika, katër shtylla kryesore ruajtje, mbrojtje, vlerësim dhe administrim . Ligji i ri përbëhet nga 280 nene.