Listat e Partisë Socialiste. Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, në vendin e parë në Tiranë

226

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e së hënës përmbysjen e konceptit tradicional për rreshtimin e listave. Kreu i qeverisë dhe Partisë Socialiste tha se vendet e para do t’i takojnë të rinjve, grave dhe vajzave.

Në Tiranë, drejtoresha e Spitalit Infektiv Covid 1, Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo, do të jenë në vendin e parë të listës.

“Nuk i ndaja dot këto dy zonja. Me prurjet e reja, PS u jep mundësinë pensionistëve që për herë të parë të ndihen të përfaqësuar nga një prej tyre. Nuk është mosha që sjell të renë gjithmonë, ka të reja dhe të rinj që janë 274 vjeç në mendje dhe ka të moshuar që janë 20-vjeçarë në mendje, siç është zonja Luljeta, së cilës i jam shumë mirënjohës për pranimin e kësaj ftese”, deklaroi Rama.

Kryesuesit e listave të Partisë Socialiste:

Edona Bilali – Shkodër

Pranvera Resulaj- Vlorë

Greta Duraku- Kukës

Eni Zake- Korçë

Lavdrim Krashi – Dibër

Hatixhe Konomi- Berat

Najada Çomo/ Luljeta Bozo – Tiranë

Erion Braçe – Fier

Evis Kushi – Elbasan

Mirela Kumbaro – Gjirokastër