7 persona të cilët ishin nisur për në Shqipëri janë ndaluar në portin e Barit dhe iu janë bllokuar shuma të ndryshme parash.
Bëhet fjalë për 7 persona, shqiptarë, shqiptarë nga Kosova, një gjerman dhe një serb, të gjithë duke i nisur për në Shqipëri që u janë bllokuar para të paligjshme, të padeklaruara.
Limiti i parave që mund të kalojë një udhëtar me vete, shumë të padeklaruar më parë është 10 mijë euro.
Të gjithë këta sipas policisë italiane e kishin kaluar shumën e lejuar, që u është bllokuar.
Shuma e saktë e bllokuar në portin e Barit është 156.151.