Juventusi gjen menjëherë trajnerin e ri, ja kush do e drejtojë atë.

56

Ish-futbollisti legjendar i Milanit dhe Juventusit Andrea Pirlo është emëruar në krye të kampionëve të Italisë.

Emërimi i 41 vjeçarit në krye të kampionëve të Italisë vjen pas 10 ditësh kur klubi i besoi drejtimin e të rinjve të Juventusit.

Pirlo ka realizuar një karrierë fantastike si futbollist. Profesori spikati me fanelën e Milanit dhe Juventusit në vitet 2000 duke fituar 6 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve.

I njohur për inteligjencën dhe fantazinë e lojës, Pirlo konsiderohet si njëri mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit.