Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se Greqia ka marre vendim të tërheqë rezervën për Vulën Apostile ndaj Shqipërisë. Në njoftimin dërguar për mediat, MEPJ tha se ky vendim ishte marrë me efekt të menjëhershëm.
“Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve”, tha MEPJ.
Ajo shtoi se vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro.
“Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohë të gjatë”, tha MEPJ, duke lënë të kuptohet se kjo ka qenë nje nga temat për të cilat është rënë dakord gjatë diskutimeve të kohëve të fundit mes delegacioneve të të dy vendeve.
Këto janë gjërat që një mashkull nuk jua thotë kurrë!
Ekspertët kanë renditur disa gjëra që meshkujt i fshehin nga partneret e tyre.
Ja një listë e atyre gjërave që duhet të dinë femrat për meshkujt:
1. Ai është mërzitur në shtrat
Nëse keni vite së bashku, vjen një moment që edhe të kap monotonia. Edhe nëse ai vërtet mërzitet, nuk do jua shprehë, për të mos ju mërzitur.
2. Të dalurat pas punës
Ai shkon direkt në shtëpi pas punës, por në disa raste nuk ndodh kështu, pasi ai mund të pijë një kafe me një mikun e tij. Ndonjëherë, ai nuk ju tregon për të shmangur dhënien e llogarisë me detaje.
3. Flirton me dikë në punë
Flirti është diçka normale, prandaj ai nuk dëshiron t’jua thotë për t’ju mos bërë xheloze. Duhet të jeni të sigurta që çdo mashkull flirton, pastaj e ka ai në dorë nëse e vazhdon më tej flirtimin.
Shkëlzen Berisha feston 40-vjetorin, ja si e surprizon Armina Mevlani
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka festuar ditëlindjen e tij i surprizuar dhe i rrethuar me shumë dashuri.
Partnerja e tij, Armina Mevlani është kujdesur që të realizojë një surprizë për të.Në foton e publikuar në rrjetet sociale, shihet një ambient shtëpie i dekoruar me tullumbace të kuq, ndërsa Shkëlzeni duke fotografuar diçka.
Armina dhe Shkëlzeni janë ndër çiftet më të preferuara për publikun, dhe jo pak herë janë në kryetemën e mediave rozë.
Padyshim që për djalin e ish-kryeministrit kjo ka qënë një surprizë mjaft e bukur, ndërkohë jemi duke pritur foto të tjera që çifti do të publikojë.
Goditën trajnerin e Vllaznisë në Shkodër, arrestohen
Dy persona u arrestuan për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, disa ditë më parë në Shkodër. Në njoftimin e policisë thuhet se ata janë Nehat Fojleta, 19 vjeç dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç.
Nehat Fojleta është personi që ka kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë Sehar Xhenje, i cili e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti. Ndërkohë, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende detaje për motivet e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës
Shkodër, zbardhet dhe dokumentohet autorësia e sulmit dhe goditjes së trajnerit të “Vllaznisë”, Ernest Gjoka. Arrestohen 2 autorët e ngjarjes
Sot, strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:
• Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
• Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër
Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Xhenet e Sulltanesha Kosem kapet mat me të dashurin 16 vjet më të vogël
Aktorja e njohur turke Esra Dermancioglu është bërë e njohur në Shqipëri si fillim me rolin e Mukades në serialin “Fatmagyl” dhe së fundmi me rolin e Xhenet në serialin “Sulltanesha Kosem”. Nga mediat turke është mësuar se Esra është në një lidhje me një djalë 16 vjet më të vogël. Aktorja e njohur është 48 vjeçe, ndërsa i dashuri që quhet Omer Gunes është 32 vjeç.
Ata të dy janë fotografuar të kapur përdore në një vend të Turqisë. Omer nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë kur kuptoi se po fotografoheshin, ndërsa Esra u dhuroi një buzëqeshje paparacëve
source:revistawho
Acari, "Bisha nga lindja" pushton Europën
Europa vazhdon të jetë e mbërthyer nga moti i keq. Në Britaninë e Madhe, pamjet e realizuara nga shërbimi ajror i policisë londineze japin qartë idenë e efekteve të “bishës nga lindja”, siç është pagëzuar acari i ardhur nga Siberia. Pamjet tregojnë të ftohtin që vërshon në horizont, duke kaluar me re dhe dëborë mbi Londër dhe qytete të tjera. Udhëtarët janë përballur me vonesa dhe anulime të lëvizjeve në transportin publik, si dhe probleme për shkak të ngricave në trafikun rrugor, ku janë regjistruar 4 viktima. Në disa zona të Britanisë pritet që temperaturat të bien deri në minus 15 gradë celsius.
Problemet vijojnë edhe në Itali. Në stacionet hekurudhore të vendit fqinj janë verifikuar radhë të gjata në sportelet e biletarive, për shkak se shumë trenë janë mbipopulluar nga pasagjerët ndërsa të tjerë kanë anuluar udhëtimet e parashikuara. Janë 43 trenë të shpejtësisë së lartë që kanë ndërprerë shërbimet, 11 prej të cilëve në Milano, 11 në Napoli, 8 në Romë, 2 në Palermo dhe nga 1 në Ankona, Taranto dhe Leçe. Sipas agjencive italiane, i ftohti pritet të arrijë pikun mëngjesin e së mërkurës, me temperaturat që do të zbresin deri në minus 6 ose minus 7 gradë Celsius në zonat fushore. Acari siberian ka kapur të papërgatitur Napolin dhe qyteti është mbuluar nga dëbora si rrallë herë më parë. Situata ka detyruar bashkinë të urdhërojë mbylljen e shkollave edhe gjatë së mërkurës.
Ndërkohë, “bisha nga lindja” është shtrirë deri në Spanjë, ku më alarmante për shkak të akullit dhe ngricës situata paraqitet për pjesën qendrore dhe veri-lindore, sidomos në Katalonjë, ku trafiku rrugor ka hasur problemet e para. Lëvizjet e kamionëve të tonazhit të rëndë janë ndaluar, ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet gjatë natës dhe të mërkurën.
“Far West” në Vlorë, 3 të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit
Tre persona u plagosën pas një shkëmbimi zjarri që ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen “28 nëntori” në Vlorë. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, njëra prej të cilave dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit.
Në spitalin rajonal të Vlorës, janë dërguar tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ata janë Gazmir Canaj, Taulant Beqiri, 28 vjeç dhe Elis Llanaj, të cilët mbahen nën mbikqyrjen e forcave të shumta të policisë.
Raportohet se në vendngjarjë janë gjetur 4 gëzhoja pistolete dhe 5 automatiku, por policia e Vlorës nuk ka dalë ende më një deklaratë zyrtare për ngjarjen. Ndërkohë, janë policia ka administruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
“Plotfuqishmëria”, Presidenti Meta me kërkesa të reja
Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot nga studio e Eni Vasilit se kërkon informacione shtesë, edhe pas dokumentit të dytë që Ministria e Jashtme i dërgoi kreut të shtetit në vijim të kërkesës së saj për plotfuqi në negociatat me Greqinë.
“Janë kërkuar materiale të tjera shtesë. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga ana e Presidentit. Pastaj ka pasur një reflektim nga Ministria e Jashtme, i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej” tha Presidenti Meta.
Presidenti Ilir Meta komentoi dhe çështjen e negociatorit Artur Meçollari gjatë intervistës për gazetaren Eni Vasili. Ai tha se nuk kishte informacione të detajuar për të, por ka kërkuar çdo hollësi nga institucionet përkatëse.
Presidenti Ilir Meta tha se negociatoritArtur Meçollari kishte treguar integritet, pasi kishte çuar në prokurori mosmbylljen e çështjes për marrëveshjen e vitit 2009.
1300 dollarë bileta për në koncertin e Dua Lipës!
Janë shitur të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës në muajin maj në Singapor.
Këngëtarja kosovare, që së fundmi fitoi dy çmime në Brit Awards, është kthyer ndër këngëtarët më në trend në botë, pas hitit të vitit të shkuar “New Rules”.
Biletat për koncertin në “Esplanade Theatre” janë shitur për pak orë, por ajo që e veçon këtë koncert janë çmimet e disa biletave që në uebfaqe të ndryshme arrijnë edhe në më shumë se 1000 dollarë, shkruan “bandwagon”.
Biletat origjinale dallojnë prej 50 eurove e deri në 100 euro, ndërsa në tregun online ka deri në 1300 dollarë.
Lipa do të performojë në Singapor më 4 maj.
Tendencat e fundit të modës sipas Vogue
Jo për të gjitha femrat është e lehtë të ndjekin çdo risi në tendencat e fundit përsa i përket modës.
Sipas “Vogue” ngjyrat më “In” për 2018-ën janë :
1. Ngjyra vishnje e kombinuar me një portokalli të lehtë ose e kombinuar me ngjyrën e verdhë
2. Ngjyra e “ullirit” ose një jeshile e lehtë e kombinuar me këpucë portokalli (e lehtë) ose e thyer bukur me ngjyrën e kuqe
3. Ngjyra e zezë padyshim që është “shpëtimtarja” për çdo femër, veçanërisht për të mbuluar kilet e tepërta por edhe për tu dukur sa me elegenate. Për fat të mire, ngjyra e zezë është konsideruar “In” për këtë vit edhe pse faktikisht ngjyra e zezë nuk del kurrë nga moda.