“Far West” në Vlorë, 3 të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit

536

Tre persona u plagosën pas një shkëmbimi zjarri që ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen “28 nëntori” në Vlorë. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, njëra prej të cilave dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit.
Në spitalin rajonal të Vlorës, janë dërguar tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ata janë Gazmir Canaj, Taulant Beqiri, 28 vjeç dhe Elis Llanaj, të cilët mbahen nën mbikqyrjen e forcave të shumta të policisë.
Raportohet se në vendngjarjë janë gjetur 4 gëzhoja pistolete dhe 5 automatiku, por policia e Vlorës nuk ka dalë ende më një deklaratë zyrtare për ngjarjen. Ndërkohë, janë policia ka administruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.