Ilir Meta i publikoi videon/ Rama: S’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë

271

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kreut të shtetit, Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shprehet se nuk i heq asnjë presje deklaratave të mëparshme që ka thënë për presidentin. Ndërkohë, kryeministri thekson se Presidenti nuk pushon së ngatërruari dynjanë.

Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë! shkruan Rama.

Pak më herët, presidenti publikoi një video në Facebook, ku shfaqej kryeministri Edi Rama shumë vite më parë, teksa falënderonte Metën.

Ndër të tjera, Meta i bëri thirrje Ramës që të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të hapë listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.