Vidhnin vilat në Itali, arrestohen dy “skifterat” shqiptarë/ EMRAT

164

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e vjedhjes.

 

Dy personat e arrestuar janë Gon Bilaci 45-vjeç dhe Adelaj Dylja 24-vjeç. Këta dy shtetas, sipas mediave italiane dyshohet se janë autorë të disa vjedheve të ndodura në qytetin Sondrio dhe rrethinat e saj.

 

Shqiptarët e arrestuar ishin me qëndrim të rregullt në shtetin fqinj. Ndërkohë për 24 vjeçarin Dylja kishte dhe një urdhër dëbimi.

 

Policia u vendos në lëvizje pas denoncimeve të bëra nga banorët e zonës. Ata vidhin kryesisht sende me vlerë por dhe armë apo bizhuteri të ndryshme që gjenin nëpër banesa.