“Plotfuqishmëria”, Presidenti Meta me kërkesa të reja

502

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot nga studio e Eni Vasilit se kërkon informacione shtesë, edhe pas dokumentit të dytë që Ministria e Jashtme i dërgoi kreut të shtetit në vijim të kërkesës së saj për plotfuqi në negociatat me Greqinë.
“Janë kërkuar materiale të tjera shtesë. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga ana e Presidentit. Pastaj ka pasur një reflektim nga Ministria e Jashtme, i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej” tha Presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta komentoi dhe çështjen e negociatorit Artur Meçollari gjatë intervistës për gazetaren Eni Vasili. Ai tha se nuk kishte informacione të detajuar për të, por ka kërkuar çdo hollësi nga institucionet përkatëse.
Presidenti Ilir Meta tha se negociatoritArtur Meçollari kishte treguar integritet, pasi kishte çuar në prokurori mosmbylljen e çështjes për marrëveshjen e vitit 2009.