1300 dollarë bileta për në koncertin e Dua Lipës!

294

Janë shitur të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës në muajin maj në Singapor.
Këngëtarja kosovare, që së fundmi fitoi dy çmime në Brit Awards, është kthyer ndër këngëtarët më në trend në botë, pas hitit të vitit të shkuar “New Rules”.
Biletat për koncertin në “Esplanade Theatre” janë shitur për pak orë, por ajo që e veçon këtë koncert janë çmimet e disa biletave që në uebfaqe të ndryshme arrijnë edhe në më shumë se 1000 dollarë, shkruan “bandwagon”.

Biletat origjinale dallojnë prej 50 eurove e deri në 100 euro, ndërsa në tregun online ka deri në 1300 dollarë.
Lipa do të performojë në Singapor më 4 maj.