Ndërron jetë 85 vjeçari në Borsh.

325

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi një atak kardiak ndërsa po lahej në det raporton Policia.

85-vjeçari me inicialet EL banues në fshatin Borsh ishte duke u larë kur pësoi infarktin. Edhe pse u nis për në spitalin e Sarandës ai ndërroi jetë rrugës, thotë Policia.