Lista e konkurrentëve të Festivalit të RTSH-së, renditja e natës së parë.

498

Ka vetëm dy javë kohë deri në çeljen e një festivali tjetër të muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i RTSH-së, i cili këtë vit shënon edhe edicionin e tij të 57-të.

Prej pak ditësh, janë prezantuar 22 konkurrentë që do të konkurrojnë këtë vit mes tyre për të zgjedhur edhe më të mirin që do të na përfaqësojë në Eurovision. Komisioni që ka përzgjedhur këngët përbëhet nga Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (producent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist). Inva Mula, drejtoresha e festivalit, tha se këngët në tekst nuk do të zbulohen të plota, por do të prezantohen me anë të një interviste të artistëve me gërshetimin e një pjese të këngës dhe të jetës normale të tyre në përditshmëri, duke sjellë një qasje ndryshe ndaj këtij eventi të rëndësishëm të këngës së lehtë shqiptare.

Në datat 20-21-22 dhjetor, festivali i 57-të do të performojë krah për krah me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar në Pallatin e Kongreseve.

Konkurrentët: Bruno Pollogati, Dilan Reka, Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.

Këngëtarja Vikena Kamenica me këngën e saj “Natën e mirë” është tërhequr dhe nuk do të jetë pjesë e konkurrimit të Festivalit të 57. Vendin e saj do ta zëvendësojë Artemisa Mithi & Febi Shkurti. Fituesi i festivalit të Radio Televizionit Shqiptar do të përfaqësojë vendin në këngët e Eurosong që do të zhvillohet në Izrael.

Para pak ditësh është hedhur edhe shorti që përcakton radhën e këngëve konkurruese në natën e parë të Fest’ 57.

1. Bojken Lako

2. Alar Band 3.

Lidia Lu

4. Kujtim Prodani

5. Gjergj Leka

6. Dilan Reka

7. Mirud

9. Jonida Maliqi

10. Elton Deda

11. Elona Islamaj

12. Klodiana Vata

13. Klint Çollaku

14. Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti

15. Kelly

16. Bruno Pollogati

17. Marko Strazimiri dhe Imbro

18. Lorela Sejdini

19. Eliza Hoxha

20. Eranda Libohova

21. Aurel Thëllimi

22. Orgesa Zaimi